AlbanianLove.Tk

AlbanianLove.Tk

Showing Some Love
 
ForumPortaleCalendarGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kjo Eshte Dashuria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeRaTsI_ZeMeR
Admin
avatar

Numero di messaggi : 78
Data d'iscrizione : 12/06/2009
Età : 22
Località : Berat Albania

MesazhTitulli: Kjo Eshte Dashuria   Tue May 25, 2010 1:08 pm

Një plakë ishte pyetur për dashurinë dhe kuptimin e saj. Ajo ishte përgjigjur: Kur për herë të parë pata dëgjuar fjalën dashuri, isha fëmijë, e vogël dhe ma kishte thënë babai imi, i cili më përqafoi dhe më tha se të dua. Atëherë thash dashuria qenka mallëngjim, siguri, përkujdesje e ngrohtësi.

Kur arrita moshën e pjekurisë, e gjeta një letër nën derën e shtëpisë, ma kishte dërguar një djalë nga fqinjët tanë, e cila për adresë përmbante emrin tim, kurse përmbajtja e saj ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka guxim dhe çmenduri.

Kur u fejova për atë djalin e komshiut dhe u njoftova me të, fjalën e parë që ma tha ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka ambicie, veprim, qëllim dhe vullnet

U martova dhe të dytën ditë pas martesës, më përqafoi burri im dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka përmallim, pasion e gëzim.

Kaloi një vit dhe linda fëmijën e parë. Isha e lodhur shumë, e ngjitur për krevati, më erdhi burri, ma kapi dorën dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka falënderim, mirënjohje, përkujdesje dhe interesim.

Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët, u martuan fëmijët dhe burri duke i shikuar flokët e mija të thinjura, me buzëqeshje më tha: “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka mëshirë dhe solidarizim.

U zgjat jeta dhe u mplakëm. Çdo herë burri im i respektuar më thotë “të dua” dhe them se dashuria është besnikëri, sinqeritet, përkushtim dhe dhuratë.

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.
Kjo është dashuria, që sa më shumë që ecim në moshë, aq më tepër zbulojmë sekretet e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://albanianlove.tk
 
Kjo Eshte Dashuria
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbanianLove.Tk :: AlbanianLove Forum :: Histori Dashurie-
Kërce tek:  
Albanian TopSitesFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com